POLITIKE

Ermir Gjinishi: Edi Rama sapo i hapi portën islamit politik!

Teologu Ermir Gjinishi, ka deklaruar se përurimi i Xhamisë së Namazgjasë nga presidenti turk Erdogan dhe lënia e kësaj xhamie jashtë juridiksionit të KMSH, është hapja e “portës” për islamin politik.

Gjinishi e konsideron këtë ngjarje, një ndërhyrje brutale në punët e fesë në Shqipëri.

“Sot e degjeneruan këtë histori. Nuk dua të fyej njeri, por politizimi, mënyra si u ndërtua dhe si menazhohet, mbajeni mend pas një viti do të flasim për myslimanë erdoganist dhe gylenist. KMSH e kanë marrë këta, në vend ta kthejmë në origjiniën e vet…

Këta gylenistët që thotë Erdogani nuk e kanë bërë këta grushtin e shtetit, por KMSH nuk duhet të jetë sektar, duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Këtë duhet ta bëjnë shquptart, por kur shteti ndërhyn dhe bën këtë zgjidhej të gabuar, krijon këtë portë, për të krijuar islamin politik dhe këtë nesër mos na thoni, shiko ju erdoganist, sepse këtë e bëri kryeministri dhe jo muslimanët.

Nuk mund të vijë një shtet, qoftë edhe presidenti i amerikës, sepse humb legjitimitetin, besimtarët shohin diku tjetër për ta gjetur. Prandaj kemi debatin. Sapo është hapur porta e islamit politik”, tha Gjinishi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago