POLITIKE

Escobar: Kurti s’po e trajton SHBA-në si partnere, deklaratat tona publike tregojnë qartë ku po shkojnë raportet

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, ka folur për kritikat e SHBA-së për çështjen e dinarit dhe për mënyrën se si Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka vendosur të shtyjë përpara Rregulloren e re të BQK-së.

I pyetur nëse ka pasoja praktike për qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Escobar ka thënë se s’dëshiron që të futet në detaje për të folur rreth pasojave, por thotë se deklaratat e bëra nga zyrtarët e SHBA-së në mënyrë publike flasin mjaftueshëm qartë se ku po shkojnë raportet diplomatike dhe politike në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Ai tutje ka thënë se SHBA-ja është mjaft e shqetësuar meqë Qeveria e Albin Kurtit nuk po i trajton si partnerë dhe se s’po punon me SHBA-në për stabilitet të rajonit duke minuar kështu procesin e dialogut, proces për të cilin SHBA është shumë e përkushtuar.

“Nuk dua të hyj në të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona në publik flasin mjaft qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike. Jemi shumë të shqetësuar sepse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun – për të cilin SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara. Mendoj se ambasadori (Jeffrey) Hovenier (ambasadori i SHBA-së në Kosovë, ) e ka thënë më së miri – kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Sa herë që flasim për Kosovën me partnerët tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, ata shohin se Kosova nuk i përmbush obligimet e saj në dialog nën ombrellën e BE-së, e cila përfaqëson të gjithë BE-në. Prandaj, na e vështirëson mbrojtjen e argumenteve të Kosovës në çfarëdo mënyre, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago