Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan lidhur me angazhimin e ShBA-së në Ballkanin Perëndimor.
Në fjalën e tij, Escobar tha se SHBA përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe se Kosova e Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet përmes njohjes reciproke.
“ShBA përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja që për ne është forma e duhur për të çuar përpara procesin e bisedimeve. Ne e bëmë të qartë që dialogu është forma në të cilin, dy palët si të barabarta duhet të punojnë për të zgjidhur problemet dhe të normalizojnë marrëdhëniet në mënyrë ideale përmes njohjes reciproke”, tha Escobar në fjalën e tij virtualisht në seancën dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…