Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me një gjuhë veçanërisht të ashpër në parlamentin izraelit, Knesset, pasditen e sotme. Duke iu referuar Hamasit, ai tha se është pjesë e “boshtit të së keqes” së Iranit dhe Hezbollahut dhe përfaqëson një version të ri të nazizmit.
Ai siguroi parlamentin se kombi i Izraelit është i bashkuar në qëllimin e fitores, ndërsa nënvizoi se do të ketë një hetim për dështimet e inteligjencës dhe sigurisë që lejuan Hamasin të nisë një sulm kaq të përgjakshëm më 7 tetor.
“Ka shumë pyetje rreth fatkeqësisë që na ndodhi dhjetë ditë më parë. Ne do të shqyrtojmë plotësisht çdo aspekt. Kombi është i bashkuar drejt një qëllimi, fitores. Ne do të triumfojmë sepse bëhet fjalë për ekzistencën tonë në këtë rajon, e cila është e mbushur me forca të errëta. Hamasi është pjesë e boshtit të keq të Iranit dhe Hezbollahut. Qëllimi i tyre është të zhysin Lindjen e Mesme në një humnerë kaosi. Tani, shumë anembanë botës e kuptojnë se me kë përballet Izraeli. Ata e kuptojnë se Hamasi përfaqëson një version të ri të nazizmit. Ashtu si bota u bashkua për të mposhtur nazistët dhe ISIS-in, ashtu duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin. Ne jemi të përkushtuar ndaj të gjitha familjeve. Ne nuk do të dorëzohemi në përpjekjet tona për të rikthyer vëllezërit dhe motrat tona.”
Benjamin Netanyahu – Kryeministri i Izraelit
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…