Eurodeputeti gjerman Romeo Franz i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të luftojë korrupsionin dhe të sjellë sundim të ligjit.
Ai tha se për këto qëllime qytetarët e Kosovës e kanë votuar me shumicë votash, prandaj edhe Qeveria Kurti duhet të dëshmojë vullnetin për reforma.
“Një nga problemet kryesore mbetet korrupsioni, fatkeqësisht, ku i tërë sistemi është i afektuar nga korrupsioni. Administrata, sistemi gjyqësor dhe tregtia e korruptuar e pengojnë zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Kosova është në fazë të hershme të luftës kundër korrupsionit. Ai është i përhapur gjerësisht dhe na shqetëson të gjithë neve”.
“Bëj thirrje qeverisë së re që vullneti i fuqishëm dhe i qartë politik është esencial për të luftuar rreziqet sistematike të korrupsionit në mënyrë efikase dhe për të mundësuar një përgjigje të qartë ndaj akteve kriminale. Për këtë duhet të kemi institucione të fuqishme dhe të pavarura që s’pranojnë ndikim politik. Pakoja legjislative për luftën kundër korrupsionit dhe kodi i rishikuar penal s’janë miratuar ende. Qeveria duhet ta dëshmojë vullnetin për reforma, sepse kjo është mënyra e vetme që e kthejnë besimin e qytetarëve në shtet dhe në institucionet e shtetit”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…