POLITIKE

Eurodeputeti holandez: Askush nga Serbia nuk u dënua për sulmin në Banjskë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që t’i heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Ai mes tjerash pret një rishikim të procesit të dialogut sepse sipas tij nuk është duke dhënë rezultate.

Nuk po sheh rezultate nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Andaj, deputeti holandez ne Parlamentin Evropian, Thijs Reuten thotë se ka ardhur koha që të rishikohen disa gjëra.

Politikani holandez deklaron se evropianët duhet të jenë më të rreptë karshi Serbisë sepse kjo e fundit po luan rol destabilizues në rajon.

Ai i ka bërë thirrje shtetit serb që të jetë më konstruktiv dhe të fokusohet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Duhet ta rishikojmë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë sepse nuk është duke prodhuar rezultatet qe do të donin t’i shihnim. Sa i përket mendimit tim duhet të jemi më të rreptë ndaj Serbisë sepse ajo po vazhdon të luaj një rol destabilizues në rajon. Unë dua ta shoh Serbinë që të bëjë hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian sepse kjo do të ishte mirë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Reuten për Tëvë1

Në anën tjetër, Reuten ka kërkuar që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës sepse siç konsideron ai janë të padrejta.

Ai thotë se gjatë kësaj periudhe ka pasur incidente më të mëdha që kanë mbetur pa ndëshkuar, duke përmendur këtu sulmin paramilitar në Banjskë.

“Masat ndëshkuese asnjëherë nuk duhej vendoseshin ndaj Kosovës. Ka pasur incidente edhe më të mëdha që kanë mbetur pa u ndëshkuar siç ishte sulmi në Banjska. Askush deri më tani nga qeveria serbe nuk është ndëshkuar. Natyrisht që Kosova duhet të përmirësohet në disa çështje, por masat ndëshkuese nuk janë fare të arsyeshme”.

“Kosova nuk ka qenë dhe nuk është një faktor destabilizues në rajon. Ka ardhur koha që shtetet anëtare të bllokut t’i heqin këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës”, thotë eurodeputeti.

Të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago