FOTO&VIDEO

Evropa zbut kufizimet, më pak vdekje në shtetet më të prekura

Edhe shtetet e tjera evropiane, ku shifrat e pandemisë janë në trend zbritës, kufizimet po zbuten gradualisht.

Spanja po u jep 1 orë frymëmarrje në ajër të pastër fëmijëve, pas javëve izolim të plotë. Të dielën, numri i viktimave ditore ra për herë të parë nën 300.

Të hënën pati një rritje të lehtë, me 331 jetë të humbur në 24 orë, por të shëruarit janë mbi 100 mijë. Në Gjermani, nga e hëna mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme, veçanërisht në mjetet e transportit publik dhe supermarkete.

Në disa lande, shkelësit do të ndëshkohen deri në 150 euro gjobë. Rregullat e reja kanë rritur drastikisht kërkesat për maska dhe përballë mungesës së pritshme qeveria po planifikon prodhimin e miliona produkteve të tilla.

Gjermani regjistroi një rritje prej gati 1 mijë rasteve të reja me Covid-19, vlera më e ulët kjo në më shumë se 6 javë. Viktimat në 24 orë ishin 11, për një total prej 5750 jetësh të humbura. Në Zvicër hapën dyert sallonet e bukurisë, të cilat do të ndiqen nga shkollat dhe dyqane të tjera, përveç atyre ushqimore.

Megjithatë, grumbullimet prej më shumë se 5 personash do të mbeten të ndaluar deri në 8 qershor. Gjithashtu, francezët presin me padurim heqjen e kufizimeve, ndërsa vendi shënoi të dielën numri më të ulët të viktimave në shumë javë, me 242 jetë të humbura. Nga 11 maji dyqanet do të rihapen, nxënësit mund të kthehen në shkollë dhe qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të justifikojnë daljet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

4 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

15 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

21 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago