POLITIKE

Pacolli: Djegia e flamujve serbë nuk na bën nderë, unë e mbështes Ballkanin e Hapur

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se djegia e flamujve të serbisë në Tiranë nuk na bënë nder neve si popull dhe ka shtuar se e mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Pacolli në emisionin Pressing në T7 ka cekur se nuk beson që ndonjë nga protestuesit ka shkuar aty që të djegë flamuj dhe ka shtuar se ajo ka ndodhur nga emocionet.

“Unë nuk besoj që dikush ka shku aty me djeg flamuj por nga paraqitjet e njerëzve sigurisht ka pasur dikush prej atyre që është emocionuar dhe nga emocionet e ka bërë atë. Sigurisht neve s’na bën nder ndezja e flamujve. Shkelja e flamujve ka ndodhur në të kaluarën. Të ja lëmë të kaluarës”, ka thënë Pacolli.
Tutje Pacolli ka mbështetur nismën e “Ballkanit të Hapur” duke arsyetuar se Kosova trajtohet si e barabartë në këtë nismë.

“Unë jam pro. Cdo nismë ku Kosova mund të barazohet me shtete tjera është e mirë për Kosovën”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se ky mendim i tij nuk ka të bëjë me faktin se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dhënë konzorciumit ku bën pjesë edhe kompania e tij Mabetex të drejtën për të ndërtuar aeroportin e Vlorës.

“Nuk ka të bëjë me zoti Rama fare. e kam potencuar dhe në momentin kur fillonte puna në aeroportin e Vlorës se ky investim nuk ka të bëjë me zotin Rama apo me liderë partish. Investime është privat. Nuk ka të bëjë me financim të buxhetit apo dikujt tjetër. Është investim privat i kompanisë i cili ka parë të arsyeshme që të investosh në këtë aeroport është profitabile për kompaninë. Kemi vendosur se që 138 milionë të investohen e jo 100 milionë. Kemi vendosur që këtë investim të bëjmë në trojet tona dhe do të kontribuojë për të mirë”, ka shtuar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago