Në ndeshjen e kampionatit të Serbisë, ku në Beograd u takuan Cërvena Zvezda dhe Novi Pazari, grupi i tifozëve “Delije” ka festuar 78-vjetorin e klubit. Pas koreografisë për ditëlindjen e klubit të tyre, ata kanë shfaqur një mesazh skandaloz për kriminelin Ratko Mladiq, ish-gjeneral serb, i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në mesazh shkruhej: “Çdo serb të ngre kapelën dhe fëmijët i rrit sipas shembullit tënd! Gëzuar ditëlindjen, Gjeneral”. Faleminderit përgjithmonë!”.
Edhe më parë, tifozët e “Zvezdës” kanë shfaqur mesazhe të tilla besnikërie për Mladiqin dhe kriminelë të tjerë serbë. Por “kujtimi i fëmijëve dhe edukimi i tyre në atë kontekst është i neveritshëm dhe i turpshëm, të paktën”, ka shkruar klix.ba.
Në formacionin e Novi Pazarit ishin edhe dy lojtarë boshnjakë, Numan Kurdiq dhe Samir Radovac.
Tifoz i Cërvena Zvezdës është edhe presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, madje ai disa herë është parë i shoqëruar me njerëzit kryesorë që udhëheqin grupin e tifozëve “Delije”.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…