LAJME

Fabrika e ujit “Spirit Drini” procedohet në prokurori- dyshohet për keqpërdorime

Fabrika për Prodhimin e ujit në rajonin e Pejës “Spirit of Drini” është proceduar në Prokurorinë Themelore në Pejë, pasi që po dyshohet se ka keqpërdorur ujin ilegalisht, duke shkaktuar humbje të madhe të ujit të pijes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi konfirmoi për Gazetën Insajderi se rasti ka shkuar për procedurë në Prokurori.

Nga Menaxhmenti Rajonal i Hidrodrinit në Pejë, kanë thënë se pas një aksioni inspektorët rajonal kanë hasur në keqpërdorim të madh.

Ku thuhet se gjatë inspektimeve brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale.

“Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32. Nga këto lidhje ilegale, është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes”.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me drejtorin e fabrikës “Spirit of Drini”, por i njëjti deri në publikimin e këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

10 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

14 orë ago