BOTA

Fal Messit, gruas 90-vjeçare ia kursyen jetën militantët e Hamasit gjatë sulmit në Izrael

Një histori e pabesueshme vjen nga Izraeli dhe roli kryesor i takoi gjyshes 90-vjeçare, Esther Cunio, e cila jeton në Nir Oz, Izrael.

Në dokumentarin e quajtur, “Voces del 7 de octubre – histori latine të mbijetesës”, ajo flet për sulmin e Hamasit në vendbanimin e saj, pas së cilës bëri një foto me rrëmbyesit e maskuar, raporton jp.

Disa anëtarë të Hamasit sulmuan më 7 tetor vendin ku ajo jeton dhe me atë rast vranë, rrëmbyen ose plagosën afërsisht një të katërtën e banorëve, pas së cilës gjyshja 90-vjeçare u pyet për vendndodhjen e të afërmve të saj, por ajo e devijoi bisedën te futbolli.

“Unë jam një argjentinase si Messi”, tha Ester, e cila e kuptoi se rrëmbyesit e saj, të cilët janë dashamirës të futbollistit argjentinas, bënë foto me të dhe u larguan pa e lënduar.

Tetë anëtarë të familjes së saj të gjerë u rrëmbyen në Gaza, gjashtë prej të cilëve janë liruar dhe dy prej të cilëve mbeten peng.

Historia e saj e plotë do të tregohet së bashku me histori të tjera të ngjashme të njerëzve që kanë pësuar fate të ngjashme në një film aktualisht në prodhim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago