32-vjeçari nga Tirana Lear Kurti vdiq në duart e Policisë mesnatën e kaluar, pasi dyshohet se kishte gëlltitur një sasi kokaine nga frika e uniformave blu.
Pas ekzaminimeve mjekësore, familjarët tërhoqën trupin e viktimës dhe hapën dyert e mortit në banesën tek ish-parku i Autobusave. Mësohet se familja e Kurtit ka kërkuar që vdekja e të riut të mos përdoret nga politika për qëllimet e tyre.
Ata kanë kërkuar që politikanët nëse duan të shprehin ngushëllimet e tyre ta bëjnë këtë gjë si qytetarë të thjeshtë e jo me kamera e regji me vete. Përveç politikanëve, edhe mediave u është ndaluar të filmojnë homazhet për të ndjerin Kurti.
Kujtojmë, se mesditën e sotme shkoi për ngushëllime tek familjarët Sali Berisha, që e perdori politikisht kete vdekje.