Historia e tij është e denjë për filma. Idsaleo u gjet 14 vite më parë nga një familje rome në koshin e mbeturinave në Vlorë. Ata e morën dhe e rritën me dashuri si ta kishin fëmijën e tyre, edhe pse jetonin në varfëri të skajshme.
Sot familja Xhemalaj u bë më në fund me shtëpi të re. Boksieri Ismail Keta ju përgjigj thirrjes së familjes së Isaleos dhe së bashku me fondacionin e tij por dhe donator gjerman i ka dorëzuar celsat e shtëpisë së re.
Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili në një postim në Facebook shkruan:
“Leonardi e gjeti Isaleon në rrugë, të braktisur, kur ishte vetëm disa muajsh. Mes halleve të veta, nuk u mendua fare ta bënte pjesë të shtëpisë. E rriti si ta kishte një nga fëmijët e tij, me atë strehë e atë shtrat që mund t’i ofronte, por me dashuri. Kampioni Jonny Ismail Keta u njoh me rastin po aq rastësisht. Sot, të dy bashkë, i dhuruam familjes Xhemali çelësat e shtëpisë së tyre të re, sepse mirësia e gjen rrugën për t’u kthyer në shtëpi.
Për të ardhmen e këtij djali që sot është 14 vjeç dhe të atyre që e rritën, do të bëjmë ç’të mundemi, të gjithë bashkë, për t’i ofruar lehtësirat që nuk i siguroi dot familja biologjike.
Faleminderit Ismailit dhe të gjithë ekipit që gezuan sot jo vetëm familjen Xhemali, por të gjithë komunitetin që i priti e mes të cilëve do të jetojnë”.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm kur boksieri Keta ka ndihmuar njerëz në nevojë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…