BREAKING NEWS

Familjet amerikane po shkonin në një dasmë, kartelet e drogës vrasin tri gra dhe gjashtë fëmijë – Trump kërkon “t’i fshijë ata nga faqja e dheut”

Së paku nëntë qytetarë amerikanë, përfshirë gjashtë fëmijë, të cilët jetonin në një komunitet në veri të Meksikës u vranë të hënën në një breshëri me armë, sipas anëtarëve të familjes dhe zyrtarëve meksikanë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të afërmit thanë se ata dyshuan se ishte një rast i një “sulmi ndaj identiteti të gabuar” nga personat e armatosur të kartelit të drogës, por nuk ka asnjë konfirmim të një motivi në sulm.

Po sipas mediave, edhe FBI ka hapur një hetim për vrasjet.

Tragjedia thuhet se ndodhi të hënën pranë qytetit të Bavispe, rreth 100 milje në jug të kufirit të Arizonës.

Dawna Langford (fustan blu në mes) u vra së bashku me dy fëmijët e saj. Shtatë fëmijët e saj të tjerë shpëtuan dhe të lënduarit u mjekuan më vonë në spital

Viktimat u larguan nga bashkësia e tyre në të njëjtën kohë në tre makina të ndara, disa po udhëtonin përsëri në ShBA, disa në një qytet fqinj për një martesë. Papritur, autokolona e SUV u sulmua me armë zjarri.

Siç bëhet e ditur, kishte aq shumë të shtëna sa familjarët thanë se njëra prej veturave shpërtheu.

Familjet janë anëtare të vendbanimit La Mora, një komunitet disa-vjeçar në shtetin Sonora.

Rhonita Maria LeBaron ishte duke udhëtuar në Phoenix të hënën me katër fëmijët e saj për të marrë burrin e saj dhe më pas të kthehej në Meksikë për të festuar përvjetorin e dasmës së tyre, kanë thënë të afërmit

Një i afërm tha se ai gjeti një prej SUV-ve të djegur nga plumbat që përmbante eshtrat e gruas së nipit dhe katër fëmijëve të saj, bebe binjake shtatë muajsh dhe dy fëmijë të tjerë të moshës 8 dhe 10 vjeç.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Meksikë, Christopher Landau, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se autoritetet meksikane kishin njoftuar homologët e tyre amerikanë se të vdekurit përfshinin tri gra dhe gjashtë fëmijë.

Jhon LeBaron, një nga të afërmit, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se tezja e tij dhe një grua tjetër kishin vdekur.

Sipas tij, të gjashtë fëmijët e tezes së tij ishin lënë të braktisur por të gjallë në një rrugë.

Ai shkroi vonë të hënën se një total prej 17 anëtarëve të familjes së tij ishin në kolonën me tre automjete kur u sulmuan.

Siç ka thënë tutje ai, nëntë u vranë, gjashtë të plagosur dhe dy mbetën të palënduar.

Një tjetër i afërm, Julian LeBaron, identifikoi një nga të rriturit e vrarë në faqen e tij në Facebook si Rhonita Maria LeBaron, përcjell telegrafi.

Jhon e identifikoi atë si Maria Ronita LeBaron. Ajo u vra si duket së bashku me bebet e saj binjake shtatë muajshe dhe dy nga shtatë fëmijët e tjerë.

Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë mbetjet e një SUV të shpërthyer përgjatë një rruge në një zonë të largët. Pjesa e brendshme e automjetit ishte djegur plotësisht.

Pas marrjes së informatës, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai, duke konfirmuar ngjarjen, ka thënë se familja “u kap midis dy kartelave të drogës, të cilët po qëllonin njëri-tjetrin”.

“Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë për të pastruar këto monstra, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të aftë të përfshihen dhe të bëjnë punën shpejt dhe në mënyrë të efektshme”, ka thënë Trump. “Kjo është koha që Meksika, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, të fitojnë luftën mbi kartelet e drogës dhe t’i fshijë ata nga faqja e dheut. Ne thjesht presim një thirrje nga presidenti juaj i ri i ri!”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

7 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

20 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago