POLITIKE

Fashisti Vulin i zemëruar me deklaratën e Stano-s: “President, mjaft u përkulët para hipokrizisë së BE-së”

Deklarata e Zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, se Kosova ka të drejtë të heqë nga përdorimi targat të lëshuara nga Serbia të destinuar për t’u përdorur në territorin e Kosovës, duket se ka zemëruar shumë udhëheqësit e shtetit Serb.

Në karvanin e të indinjuarve nga ky vendim i Qeverisë së Kosovës, ju është bashkuar – natyrisht- edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin.

Ai, madje ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që ky i fundit “të mos përkulët para hipokrizisë së Bashkimit Evropian”.

“Deklarata e Stanos, i përshtatet plotësisht BE-së dhe politikës së saj për të shkelur të gjitha marrëveshjet që ajo vetë i garanton me nënshkrimin e saj”, ka thënë Vulin.

Sipas Vulin, Stano, në reagimin e tij do të duhej të përmende edhe mos-themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nga pala kosovare.

“President [Vuçiç], luftuat për neutralitet ushtarak, sa shantazhe dhe sulme të tjera duhet të vijnë nga Brukseli, para se të vendosni të pyesni serbët nëse duan edhe ata neutralitet politik. Ka kohë që na gënjejnë dhe na shantazhojnë, le të marrin përgjegjësi për gënjeshtrat e tyre”, ka shtuar ai.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen 85-të, të enjten e 29 qershorit, ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Që nga ky vendim, por jo vetëm, autoritete serbe nuk janë ndalur së ankuari.

Ankesa e tyre, ka filluar të marrë një dimension tjetër kur Peter Stano, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, tha se sipas marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për lirinë e lëvizjes, Kosova ka të drejtë që gradualisht të heqë nga përdorimi targat “KM” të lëshuara nga Serbia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago