Një ditë pas bastisjes në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Florida, FBI-ja konfiskoi të martën telefonin celular të ligjvënësit republikan Scott Perry nga Pensilvania, një aleat i Trump-it, tha Perry në një deklaratë për CBS News.
“Këtë mëngjes, derisa udhëtoja me familjen time, tre agjentë të FBI-së më vizituan dhe më morën celularin”, tha Perry.
Perry pohoi se ata “nuk bënë asnjë përpjekje për të kontaktuar avokatin tim, i cili do të kishte bërë marrëveshje që ata të kishin telefonin tim nëse kjo ishte dëshira e tyre”.
“Jam i indinjuar, megjithëse jo i befasuar, që FBI-ja nën drejtimin e DOJ (Departamenti i Drejtësisë) i Merrick Garland do të konfiskonte telefonin e një anëtari të Kongresit”, tha ai në deklaratën e tij.
Ai theksoi se “këto lloj taktikash të një republike bananesh duhet të shqetësojnë çdo qytetar”.
Trump të hënën tha se prona e tij në Mar-a-Lago në Florida po bastisej nga FBI, duke denoncuar “sulmin” e paprecedentë.
“Shtëpia ime e bukur, Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha ai në një deklaratë në platformën e tij Save America.
Trump kritikoi vizitën e paparalajmëruar, duke thënë se “një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e thyera të Botës së Tretë”.
Ai tha se SHBA-ja tani është bërë një nga ato vende, “të korruptuara në një nivel të paparë më parë”.
“Ata hynë edhe në kasafortën time!” pohoi ish-presidenti amerikan, duke u ankuar se “asgjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”.
Më vonë, raportet e mediave pretenduan se kërkimi dukej se ishte i fokusuar në materialin që Trump “kishte sjellë me vete në Mar-a-Lago”, duke cituar njerëz të njohur me hetimin.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…