SPORT

Federata e Serbisë thotë se ka hequr flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s

Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar të enjten duke thënë se ka hequr simbolet e Kosovës në Kongresin e 49-të të UEFA-s që po mbahet në Beograd. Heqja e simboleve të shtetit të Kosovës është konfirmuar edhe nga fotot që ka publikuar agjencia “Associated Press”.

Gjatë ditës së djeshme, janë publikuar foto e video nga Qendra e Kongresit “Sava” ku po mbahet ngjarja e UEFA-s, ku shihej kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi duke prekur flamurin e Kosovës. Videoja u bë virale në rrjetet sociale.

Në reagim të enjten, Federata e Serbisë e ka akuzuar Ademin se u përpoq  ta shfrytëzonte ngjarjen për interesa jofutbollistike. Tutje, ata bën të ditur se kanë hequr të gjitha simbolet që përfaqësojnë Kosovën.

“Në Beograd sot po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s, një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë. Organizator i Kongresit është UEFA, ndërsa Federata e Futbollit të Serbisë është mikpritëse e figurave më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe në botë. Një hije u hodh mbi organizimin e jashtëzakonshëm, të cilën një pjesëmarrës i Kongresit u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jofutbollistike. Ne reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë, informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd, nuk ka asnjë simbol dhe as flamur që përfaqëson të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

Federata e Serbisë u kërkoi falje qytetarëve “të cilët u lënduan nga lëshimi i organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë”.

“I kërkojmë falje secilit prej qytetarëve tanë dhe çdo pjesëtari të kombit tonë, veçanërisht popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, të cilët u shqetësuan dhe u lënduan nga lëshimi i organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë me përgjigjen tonë”, vijon reagimi i tyre.

Paradoksi në fakt është se në fjalimin hapës, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, foli se si futbolli evropian po i bashkon popujt dhe po thyen kufijtë e vërtetë, duke përmendur Evropianin U21 që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

KOHA ka kontaktuar me UEFA-n për të marrë qëndrimin për këtë çështje. Gjithashtu, pyetje janë dërguar edhe në adresën e FFK-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago