Mijëra shqiptarë kanë bllokuar rrugët në qendër të Londrës për ta festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Rrugët rreth Westminister janë bllokuar nga veturat dhe qytetarët e shumtë që mbajnë flamuj shqiptarë, ndërsa janë ndezur edhe fishekzjarre, shkruan “Dialy Mail”.
Komunikacioni është bllokuar në ato zona nga festa e madhe.
Policia e Londrës ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona, pasi disa kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të turmave, ndërsa të tjerët kanë gjuajtur me shishe në drejtim të policëve.
Policia ka dhënë urdhër për shpërndarje të turmës nga qendra e Londrës, duke u zyrtarëve policorë fuqi më të madhe për të detyruar njerëzit të largohen nga ajo zonë apo të arrestohen nëse refuzojnë ta bëjnë këtë.
Policia e Londrës ka konfirmuar se ka pasur disa shkelje.
Është thënë se janë mbledhur rreth 1000 persona në rrugën “Belvedere” si pjesë e asaj që policia e quajti protestë.
Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë qytetarët shqiptarë teksa festojnë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit.
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…