Sipas rezultateve paraprake koalicioni “Forumi Shqiptar” i kryesuar nga Nikë Gjeloshaj ka siguruar 18 mandate nga 32 në zgjedhjet lokale të zhvilluara dje në Tuz.
Anëtarët dhe simpatizantët e koalicionit “Forumi Shqiptar” fitoren në zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi fitoren e festuan me flamuj të Shqipërisë, SHBA-së, UÇK-së dhe Malit të Zi.
Në festimin në një restorant në Tuz, si mund të shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, si dhe në disa kanale televizive shqiptare, u pa gjithashtu flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Forumi Shqiptar, i cili përbëhet nga Koalicioni i Alternativës Shqiptare, Lidhja Demokratike e shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Bashkimi Demokratik fitoi 18 vende, nga gjithsej 32 vende të këshillit komunal, në zgjedhjet lokale që u mbajtën.
Sipas rezultateve paraprake, koalicioni i udhëhequr nga kryetari aktual i Komunës së Tuzit dhe njeriu i parë i alternativës shqiptare, Nikë Gjeloshi, mori 4,282 vota, ose 51.83 përqind, pesë përqind më shumë se në vitin 2019 ku ata fituan 3,682 vota.
Festa e shqiptarëve iu ka penguar mediave serbe, të cilat në masë të madhe kanë raportuar me tendencë, duke e quajtur këtë provokim.
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…