Ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë këtij Kampionati Europian që po luhet në Gjermani, kombëtarja franceze nuk i ka shpëtuar as këtë të dielë komenteve mbi politikën.
Pas thirrjes së vazhdueshme të lojtarëve si Kylian Mbappe, Marcus Thuram dhe Jules Kounde drejtuar bashkëkombësve për të mos votuar Tubimin Kombëtar të Marine Le Pen, disa futbollistë të “Gjelave” nuk e kanë fshehur gëzimin pas publikimit të exit poll-eve.
Me postime në rrjetet sociale, “Les Blues” i janë gëzuar humbjes së ekstremit të djathtë në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative edhe pse vëmendja duhet të jetë te Spanja, dy ditë para gjysmëfinales.
Aurélien Tchouaméni foli i pari nëpërmjet një postimi në platformën X, ku mesfushori i Real Madrid përshëndeti atë që e quajti “Fitore e popullit”.
Pak pas tij, mbrojtësi i Barcelonës Jules Koundé, shumë i përkushtuar si gjithmonë, publikoi një mesazh po në X.
“Lehtësimi është i barabartë me shqetësimin e javëve të fundit, është i jashtëzakonshëm. Urime të gjithë francezëve që u mobilizuan që ky vend i bukur që është Franca të mos e gjejë veten të qeverisur nga e djathta ekstreme.”
Pak minuta më vonë, Dembélé ka postuar një foto duke buzëqeshur në një story në Instagram, e ndjekur nga projeksioni i përbërjes së Asamblesë Kombëtare.
Marcus Thuram uroi gjithashtu “të gjithë ata që iu përgjigjën rrezikut që rrinte pezull mbi vendin tonë të bukur”.
“Rroftë diversiteti, nëpërmjet Republikës, rroftë Franca”, shkroi sulmuesi i Interit, duke shtuar në fund: “Lufta vazhdon”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…