LAJME

Festivali i Këngës ‘rrëzon’ parashikimet! Juria i jep çmim të parë Mal Retkocerit! Publiku çon në Eurovizion Besa Kokëdhimën! Elsa Lila, pa asnjë çmim

E zgjedhur nga publiku përmes televotimit këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemër n’dorë” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024 që do të mbahet nga 7-11 maj në Malmo të Suedisë.

Por mes 22 finalistëve çmimin e parë nga juria e festivalit e fitoi këngëtari nga Kosova Mal Retkoceri, me këngën ‘Çmendur’. Kënga ‘Çmendur’ është një kompozim i vet Malit, i cili po ashtu ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin.
Në natën e katërt finale, 11 anëtarët e Jurisë së Festivalit të Këngës, të kryesuar nga kompozitori Shpëtim Kushta në këtë edicion të 62 shpallën çmimet fituese:
-Çmimin e parë të Festivalit të 62 të Këngës e fitoi Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.
-Me Çmim të dytë në Fest’62 u vlerësua këngëtari Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”.
-Fitues për Çmimin e Kritikës është Martina Serreqi me këngën “Vetëm ty”.
– Fitues si Debutuesi  më i mirë është Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.
-Me Çmimin e  tretë të Festivalit të Këngës u vlerësua këngëtari Shpat Deda me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.
Ndërsa këngëtarja Elsa Lila e cila ishte përfolur si fituese, nuk mori asnjë çmim nga juria.

Anëtarët e tjerë të jurisë që bënë vlerësimin ishin: këngëtarët Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda, Indrit Mesiti, shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare, poetja Nasha Lako, Victor Van Vought (producent muzikor), Zana Shuteriqi (muzikologoe, pedagoge),pianistja Anila Aliu dhe Shkumbin Ahmetxheka (drejtor i RTK).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago