Një burrë nga Karolina e Veriut në ShBA, i cili bleu dy bileta identike lotarie për shkak të gabimit të një shitësi, përfundoi duke fituar dy çmime prej 100 mijë dollarësh – dhe ai planifikon t’ia japë një vëllait të tij.
“Zotëria në dyqan printoi aksidentalisht dy bileta me të njëjtat numra, kështu që unë vendosa t’i blej të dyja”, u tha Timothy Emerick zyrtarëve të lotarisë.
Biletat përfunduan të dyja duke qenë fituese prej 100 mijë dollarësh. Emerick tha se një nga çmimet do t’i shkojë vëllait të tij.
“Unë gjithmonë kam thënë se nëse fitoj, do ta ndaj me të”, tha Emerick.
Ai shtoi se vëllai i tij e ka fituar patjetër çmimin.
“Me kalimin e viteve sa herë që kam pasur nevojë për të, ai ka qenë aty për mua. Mendoj se ai do të bënte të njëjtën gjë nëse situata do të ndryshonte”, sqaroi Emerick.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…