Lufta vazhdon në Lindjen e Mesme, më Izraelin që refuzon të ndalë ofensivën hakmarrëse ndaj Hamasit, si përgjigje ndaj sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit, e që deri më tani ka marrë 12.000 jetë civilësh në Gaza.
Zhvillimi më i rëndësishëm që vjen nga Rripi këtë të dielë është se komunikimet janë ndërprenë dhe të gjithë gjeneratorët e spitalit kryesor të Gazës, Al-Shifa, janë fikur, pasi është vendosur nën rrethimin e ushtrisë izraelite.
IDF beson se spitali është selia e Hamasit, ku fshihet edhe lideri i fraksionit të armatosur, Jahya Sinwar. Por, shkëputja e energjisë elektrike për spitalin si dhe mungesa e ujit, internetit dhe ilaçeve, sipas ministrit palestinez të Shëndetësisë ka vënë në rrezik serioz jetën e të paktën 39 të porsalindurve.
Veprimet e Tel Avivit kanë ndezur zemëratën në Lindjen e Mesme, me Presidentin iranian Raisi që ka bëri thirrje për “përcaktimin e ushtrisë izraelite si një organizatë terroriste“.
Edhe udhëheqësi i grupit libanez Hezbollah ka qenë gjithashtu i ashpër, duke thënë se “nuk ka më kohë për entitetin sionist dhe për ata që e mbështesin atë“.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar Autoritetin Kombëtar Palestinez të (PNA), se nuk do të jenë ata që do të qeverisin Gazën pas luftës.
“Ne nuk do të lejojmë ata që nuk e kanë dënuar masakrën për mbi 30 ditë të kontrollojnë Gazën të nesërmen. Në Gaza nuk do të ketë asnjë autoritet civil që edukon terrorizmin dhe u paguan paga terroristëve dhe ushtria do të vazhdojë të mbajë kontrollin“, tha Netanjahu.
Më tej, lideri hebre akuzoi Hamasin se po ndalon evakuimin e civilëve në Gaza.
“Ai që po pengon evakuimin e qytetarëve civilë të Gazës nuk është Izraeli, është Hamasi. Nuk është Izraeli ai që po gjuan në vendkalimet e korridoreve humanitare. Prandaj përgjegjësia për evakuimin e civilëve nuk është e Izraelit, është e Hamasit”, deklaroi Netanjahu.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…