FOTO&VIDEO

Biden “e humb” sërish, harron se ku ndodhet në ceremoninë e Ditës së Veteranëve

Dalja e djeshme e presidentit amerikan Joe Biden në ceremoninë e vendosjes së kurorave në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, me rastin e Ditës së Veteranëve, shkaktoi komente intensive nga një pjesë e mediave amerikane.

Shkak u bë paaftësia e Biden për të mbajtur qoftë edhe një kurorë me lule në duar. Në një video të New York Post, që është bërë virale në rrjet, Presidenti i SHBA shihet se i kërkon ndihmë një anëtari të gardës së nderit për të vendosur kurorën në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

Pasi bën nderimet dhe vendos kurorën, Biden nis të largohet, por në fund ndalet dhe kthehet nga ushtari sikur do t’i thotë diçka. Ushtari ngre dorën për ti treguar Presidentit vendin ku ndodhet zëvendësja e tij Kamala Harris disa metra më tutje dhe Biden më pas ecën në atë drejtim.

Konfuzioni i dukshëm i presidentit amerikan është komentuar edhe nga politikanët republikanë. “Zoti na mëshiroftë. Ne kemi një president që nuk e di se ku qëndron apo ku është”, tha përfaqësuesi i Nju Xhersit, Jeff Van Drew.

Atëherë kur menduam se nuk mund të bëhej më keq“, u shpreh përfaqësuesi kalifornian, Darrell Issa.

Është e trishtueshme të shohësh përsëri dhe përsëri shembuj të konfuzionit të Presidentit Biden. Si është e mundur që ai po del në zgjedhje?”, shkroi anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nicole Malliotaki.

Edhe rivali i tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e kishte ironizua Biden për shfaqjet e tij të çorientuara para kamerave.

Ne kemi një burrë në Shtëpinë e Bardhë që nuk mund të flasë siç duhet dhe ai nuk gjen dot rrugën e tij në skenë. Dhe ky është njeriu që po negocion me Putinin dhe Presidentin Xi në Kinë“, tha Trump në një takim me mbështetësit e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

46 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago