BOTA

“Fiket” spitali kryesor i Gazës, 39 foshnja në rrezik. Netanjahu: Palestinezët nuk do të qeverisin pas luftës

Lufta vazhdon në Lindjen e Mesme, më Izraelin që refuzon të ndalë ofensivën hakmarrëse ndaj Hamasit, si përgjigje ndaj sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit, e që deri më tani ka marrë 12.000 jetë civilësh në Gaza.

Zhvillimi më i rëndësishëm që vjen nga Rripi këtë të dielë është se komunikimet janë ndërprenë dhe të gjithë gjeneratorët e spitalit kryesor të Gazës, Al-Shifa, janë fikur, pasi është vendosur nën rrethimin e ushtrisë izraelite.

IDF beson se spitali është selia e Hamasit, ku fshihet edhe lideri i fraksionit të armatosur, Jahya Sinwar. Por, shkëputja e energjisë elektrike për spitalin si dhe mungesa e ujit, internetit dhe ilaçeve, sipas ministrit palestinez të Shëndetësisë ka vënë në rrezik serioz jetën e të paktën 39 të porsalindurve.

Veprimet e Tel Avivit kanë ndezur zemëratën në Lindjen e Mesme, me Presidentin iranian Raisi që ka bëri thirrje për “përcaktimin e ushtrisë izraelite si një organizatë terroriste“.

Edhe udhëheqësi i grupit libanez Hezbollah ka qenë gjithashtu i ashpër, duke thënë se “nuk ka më kohë për entitetin sionist dhe për ata që e mbështesin atë“.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar Autoritetin Kombëtar Palestinez të (PNA), se nuk do të jenë ata që do të qeverisin Gazën pas luftës.

Ne nuk do të lejojmë ata që nuk e kanë dënuar masakrën për mbi 30 ditë të kontrollojnë Gazën të nesërmen. Në Gaza nuk do të ketë asnjë autoritet civil që edukon terrorizmin dhe u paguan paga terroristëve dhe ushtria do të vazhdojë të mbajë kontrollin“, tha Netanjahu.

Më tej, lideri hebre akuzoi Hamasin se po ndalon evakuimin e civilëve në Gaza.

Ai që po pengon evakuimin e qytetarëve civilë të Gazës nuk është Izraeli, është Hamasi. Nuk është Izraeli ai që po gjuan në vendkalimet e korridoreve humanitare. Prandaj përgjegjësia për evakuimin e civilëve nuk është e Izraelit, është e Hamasit”, deklaroi Netanjahu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago