TikTok është padyshim rrjeti social i viteve të fundit, që ka futur në krizë edhe gjigantët e grupit Meta, Facebook dhe Instagram, duke u fokusuar fillimisht tek moshat e reja dhe më pas duke u shtrirë në mënyre të shpejtë kudo.
Aplikacioni me video të shkurtra, që nga koreografitë adoleshenciale të fillimeve tashmë përdoret nga politikanë dhe analistë seriozë, madje edhe nga vetë ushtarët në frontin e parë të luftës në Ukrainë.
Duke përfituar nga një algoritëm që i përshtatet menjëherë shijeve të secilit prej përdoruesve, dhe një censure më të kufizuar se në rrjetet sociale më të njohura, TikTok është shndërruar në një fenomen ndërkombëtar me më shumë se 1 miliard përdorues aktivë çdo muaj, por mbetet gjithsesi një sipërmarrje kineze, dhe kjo ka gjeneruar dyshime të shumta, veçanërisht në një epokë konfliktuale si kjo.
Dyshimet janë që të dhënat e këtyre përdoruesve shkojnë në Pekin dhe analizohen nga regjimi komunist, më së shumti për arsyeje komerciale, por vetëm. Dy ditë më parë, Komisioni Europian e ka ndaluar përdorimin e TikTok nga telefonat e administratës të këtij institucioni, nga frika se rrjeti social mund të fshihet një sistem përgjimi, ku nuk përjashtohet rreziku në fushën e sulmeve kibernetike. Punonjësit e KE duhet ta çinstalojnë programin brenda 15 marsit.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…