POLITIKE

Kurti i thotë Politico-s: Sa herë që flet Vuçiq unë nuk ndërhyj, kur flas unë, ai ankohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë për mungesën e përparimit në bisedimet e normalizimit të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet dy vendeve, duke akuzuar presidentin e saj Aleksandar Vuçiq se strehoi liderin e një inkursioni të armatosur në Kosovë dhe se nuk e zbatoi një marrëveshje paqeje.

Kështu shkruan Politco.eu pasi Kurti zhvilloi një bisedë me Nick Vinocur të Playbook të këtij mediumi

Pavarësisht se ndanë të njëjtën tryezë në Bruksel javën e kaluar, dy liderët ballkanikë nuk folën drejtpërdrejt dhe kanë vazhduar të shkëmbejnë thumba.

Pasi Vuçiq tha se nuk kishte “asnjë marrëdhënie” me Kurtin, lideri i Kosovës u kundërpërgjigj: “Kur ai flet, unë nuk ndërhyj. Sa herë që flas, ai ndërhyn”.

“Qasja e Beogradit nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, tha Kurti, një ditë pasi mori pjesë në një drekë në Bruksel të organizuar nga Komisioni uvropian së bashku me homologun e tij serb.

“Si i thanë po Marrëveshjes [Ohrit] por refuzuan ta nënshkruajnë atë?”, ka pyetur Kurti.

Politico ka shkruar edhe për akuzat që Beogradi ia bën Prishtinës për “të drejtat e serbëve në Kosovë”.

“Në një intervistë të fundit me POLITICO, Vuçiq bëri thirrje për të përfunduar zgjedhjet komunale në rajonin e Kosovës, të cilat ishin bojkotuar nga serbët lokalë”, shkruan mediumi.

Kurti në këtë bisedë akuzoi qeverinë serbe për shkeljen e marrëveshjes dhe për strehimin e Milan Radoiçiqit.

“Radoiçiq është i lirë në Serbi i mbrojtur dhe financuar nga Serbia”, tha Kurti.

Kurti drejtoi gishtin edhe kah kryediplomati i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i bllokut në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.

“Problemi është se zoti Borrell dhe Lajčák nuk i kanë rënë pipit kur ka pasur shkelje. Imagjinoni një arbitër që ec në një fushë futbolli pa pip”.

E kontaktuar nga Playbook për koment, zyra e ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriq dërgoi një dokument tetëfaqesh që akuzon kryesisht Prishtinën për dështimin e krijimit të  Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

“Kosova po përdor [argumentin], ‘së pari na duhen nënshkrimet’ vetëm për të luajtur lojën e fajit me Beogradin”, tha ajo.

“Megjithatë Kosova vazhdon të injorojë të gjitha obligimet e saj të dialogut”.

Si përfundim, Politico shkruan se “gjërat nuk po përmirësohen mes Prishtinës dhe Beogradit, gjë që nuk do të ndihmojë asnjërin vend në rrugën e anëtarësimit në BE – ashtu si Komisioni po përgatitet të zbulojë një seri raportesh të detajuara mbi perspektivat e vendeve kandidate”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago