Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fshatin fshati Zvezdë të Maliqit ku 77-vjeçari Shefki Bylykbashi vrau me çekiç të birin 50-vjeçar.
Burime nga policia bëjnë me dije se 77-vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit. Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka pasur konflikt për asnjë arsye me të birin, por fakti që 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte ccdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, është shprehur 77-vjeçari në polici.