Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë do të japë sot një vendim përfundimtar për ish Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera të kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Më 22 nëntor 2017, Mladiq u shpall fajtor për dhjetë nga 11 pikat e aktakuzës.
Mlladiq u soll në sallën e gjyqit. Ai përqeshi të gjithë të pranishmit para se të fillonte gjyqi ndaj tij, raporton AFP, transmeton Reporteri.net.
Mladiq u arrestua më 26 maj 2011 në Serbi, pas 16 vjetësh duke i ikur drejtësisë.
Në vitin 2017, Mlladiq u dënua për rolin e tij në mizoritë më të këqija në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ish-komandanti serb në Bosnje dhe Hercegovinë, ishte autori kryesor i krimeve të luftës së Bosnjës në vitet 1990. Viktima dhe familjarët e tyre e quajnë “Kasapi i Bosnjës”.