Është i lartë tensioni në vendet skandinave. Suedia dhe Finlanda ndihen të rrezikuara nga muaji i shkurtit, kur Rusia vendosi të sulmojë Ukrainën.
Por deklaratat e fundit të presidentit Vladimir Putin, që iu referua carit Pjetër i Madh dhe betejat e tij pikërisht në ato vende, kanë futur dy vendet europiane në gjendje alarmi, duke përshpejtuar mobilizimin e tyre ushtarak.
Dy vendet po marrin pjesë në disa stërvitje masive në ishullin Gotland, që ndodhet në mes dy vendeve por afër edhe enklavës ruse të Kaliningradit.
Në stërvitje marrin pjesë rreth 7 mijë forca nga 14 vende të NATO-s, dhe 45 anije luftarake. Por pikërisht hyrja e tyre e detyruar në NATO, pas gjysmë shekulli neutraliteti, ka gjetur një ngërç të vështirë për t’u zgjidhur, oponenca e një anëtari të fortë të Aleancës, Turqia e Erdoganit.
Ankaraja akuzon veçanërisht Stokholmin se mbron, strehon dhe promovon elementë turq të gjykuar si terroristë, dhe pa një ndryshim të kësaj qasje turket nuk duket sikur do të japin “dritën jeshile”.
Në takimin e sotëm me presidentin finlandez Sauli Niinisto, sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg u tregua optimist për një zgjidhje të situatës, ndoshta duke filluar me samitin që do të zhvillohet në Madrid më 29-30 qershor.
Por finlandezi Niinsto e bëri të qartë pozicionin e Helsinkit zyrtar. “Finlanda refuzon të hyjë në NATO pa Suedinë. Çështja e tyre është edhe e jona” ishin fjalët e tij.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…