“Fitore e Serbisë së madhe” ishte fjalia me të cilën e mbylli transmetimin e ndeshjes Serbi – Francë komentatori i Supersportit, Alked Gjebrea.
Gjatë ditës së premte, u zhvillua ndeshja gjysmëfinale e Kampionatit Evropian në Vojelboll në kategorinë e meshkujve në mes të Serbisë dhe Francës. Ndeshje të cilën e fitoi Serbia në sete 3:2, duke u kualifikuar në finale për t’u përballur me Slloveninë.
Fjalia mbyllëse e komentatorit Gjebrea, ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.
Gazetari i nga Kosova, Bekim Aliu ka reaguar duke e quajtur të turpshme fjalinë e komentatorit të Supersportit. Madje, Beka e ka cilësuar atë si tifoz i Serbisë dhe e ka quajtur të papranueshme që ai të jetë tifoz i një skuadre që ka vrarë shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Urime fitorja e Serbisë së madhe Alked Gjebrea
Është shumë normale të jesh tifoz i skuadrës kombëtare, por të jesh tifoz i një skuadre që ka vrarëë shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë është e papranueshme.
Tifoz i Serbisë në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ishte komentatori i Supersportit nga Shqipëria, Alked Gjebrea, i cili në fund të ndeshjes tha: “Fitore e Serbisë së madhe”?!Urime Alked, u bëfsh kampion evropian me Serbinë tënde!
Të mbuloftë turpi Alked!