Shkencëtari dhe profesori i fizikës, Brian Cox, ka deklaruar se njerëzimi mund të jetë produkt i planetit Mars, e njerëzit të jenë marsianë.
Cox deklaroi për BBC-në të hënën se jeta në Tokë ka ende shumë të panjohura, e rrjedhimisht, njerëzimi mund ta ketë origjinën diku tjetër.
“Nëse mund të hamendësoj, do të thosha se mund të ketë mikrobe kudo, prandaj ne po kërkojmë jetë në Mars. Për sa i përket inteligjencës, rreth origjinës së jetës në Tokë, kemi prova të mira se jeta ishte e pranishme 3.8 miliardë vjet më parë”, deklaroi shkencëtari anglez.
Dilema për ekzistencën e jetesës në planetin Mars ka nxitur kërkime të shumta nga ekipe shkencore astronautësh. Ditë më parë, NASA nisi mision nëpërmjet robotit Perseverance, për të “zbuluar jetën” në planetin e kuq.
Roveri Perseverance do t’i mbledhë disa shkëmbinj për t’i vendosur në mostrat bazë me qëllim që të testohen dhe të përdoren për misione të mëvonshme.
Ky mision i NASA-s po shërben që në vitin 2030, materiali i marrë për test, të inspektohet në detaje.