Fjalimi i zjarrtë në Parlamentin Evropian që shtangu Borellin

Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, ka mbajtur një fjalim interesant por me shumë kritika në Parlamentin Evropian, duke e lënë të shtangur shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

https://www.youtube.com/watch?v=yvkEkLmGydA

Belgu Verhofstadt ka kritikuar ashpër politikën e sanksioneve të cilën e ka vendosur BE për Rusinë. Verhofstadt thotë se këto politika nuk funksionojnë me një autokrat si Putini.

Ai ka thënë se duhet të sanksionohen 6 mijë persona të cilët e rrethojnë Vladimir Putinin.

“Këta janë njerëzit që duhet t’i godisni”, ka thënë eurodeputeti belg.

“Duhet të shkohet me një pako të plotë të sanksioneve”, tha Guy Verhofstadt, i cili mendon se nëse vazhdohet me avazin e vjetër atëherë do të ketë më shumë jetëra të humbura nga radhët e Ukrainës.

Verhofstadt po ashtu ka kritikuar edhe Gjermaninë për qëndrimet e mbajtura.