LAJME

Fjalori i ri i gjuhës shqipe, synon “të pajtojë” gegë e toskë në standard

Më në fund gjuha shqipe do të ketë veprën më të madhe të saj. Fjalori i ri i shqipes që po hartohet nga një grup gjuhëtarësh, synon mbrojtjen e gjuhës, pasurimin e saj, përfshirjen e të gjitha dialekteve dhe shuarjen e debateve për standardin e shqipes.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, në bashkëpunim me të gjitha institutet kanë nisur punën për hartimin e veprës më të madhe të shqipes.

Po hartohet i pari fjalor, që do të shënojë një hapje tjetër sasiore e cilësore, ndaj gjithë pasurisë leksikore e frazeologjike të saj, për të kaluar te thesari i shqipes së shkruar e të folur, duke shmangur çdo ndasi në ndërkomunikimin dhe pranimin e prurjeve prej dialekteve në shqipen letrare.

Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Sot, duke qenë shkrimtar që i përkulet gjuhës shqipe si më të madhe vlerë që kemi, iu them pa asnjë mëdyshje se gjuha letrare shqipe nuk më ka zhgënjyer asnjëherë, as me kuptimet e bartura të fjalëve, as me të kryerën e tejshkuar ose me paskajoren e foljeve dhe as me hijeshinë sintaksore që marrin fjalitë e bashkërenditura ose të nënrenditura në një frazë shumëkuptimore.

Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës

Lajmi u bë publik në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe njehsimit të gjuhës letrare.

Edhe presidenti i republikës, Bajram Begaj dhe kreu i qeverisë, Edi Rama, theksuan rëndësinë e hartimit të një vepre të madhe të shqipes që do të ndihmojë në përdorimin e mirë të gjuhës, jo vetëm nga shqiptarët, por dhe të huajt që duan të mësojnë dhe studiojnë shqip.

Është e vërtetë se standardizimi i gjuhës shqipe përkon thuajse gjithmonë me një historik kompleks social-politik, që nënkupton një akt autoritar në vendosjen e një varianti mbi të tjerët. E megjithatë ndihmon në forcimin e identitetit të përbashkët gjuhësor e kombëtar, në një hapësirë gjithnjë e më të madhe folësish.

Presidenti Bajram Begaj

Po e shpreh me fjalët e të ndjerit Robert Elsie kur thotë “unë vuaj shumë për fjalor, sepse kur lexoj letërsi shqiptare dhe kur has një fjalë që nuk e kuptoj, nuk e gjej në fjalorin e Akademisë. Dhe kjo më mërzit shumë”, thotë, “fjalori i shqipes zyrtare është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë”.

Kryeministri Edi Rama

11 grupe pune, me gjuhëtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe arbëreshët po punojnë për hartimin e fjalorit të madh të shqipes.

Gjuhëtarët Gjovalin Shkurtaj dhe Shezai Rrokaj tregojnë për veprën e re me rreth 100 mijë fjalë dhe shprehje frazeologjike. “Ky fjalor do të shërbejë edhe për ta njohur gjuhën, edhe për të bërë studime më të thelluara për gjuhën”, thotë Shkurtaj. “Ka synime shumë të mëdha, do të ketë prurje shumë të mëdha nga dialektet, arbëreshët, nga terminologjia në shkencë”, thotë Rrokaj.

Fjalori i ri dhe i madh i gjuhës shqipe pritet të jetë gati pas 2 vitesh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

3 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

15 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

16 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago