Daja i Sibela Abedini, 27-vjeçares në Kamëz, e cila i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt, akuzoi Altin Çokun si personin që e detyroi mbesën të vetëvritej.
Në një intervistë të dhënë për mediat, daja tha se nuk kishte asnjë informacion për lidhjen e mbesës me 39-vjeçarin.
Ai shtoi se 27-vjeçarja ishte e martuar dhe thekson se nuk ka pasur probleme me bashkëshortin, përveçëse disa debateve të vogla familjare.
“Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39 vjecarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare.
Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them”, ka thene ai.
Daja zbuloi dhe bisedën e fundit që pati në kafe me 27-vjeçaren ditën e enjte.
“Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Vetëm thjesht me tha: O dajë do iki prapë në Kosove. I kam thënë mirë, shko.
Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katërt për atë plehrë jam i tronditur ”, tha daja i te ndjerës.
Sibela Abedini kreu vetëvrasje pasi në rrjetin social Tik Tok u shpërnda një foto intime me 39-vjeçarin. Ndërkohë që policia arrestoi këtë të fundit si personin që shpërndau foton.
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…