Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e ka komentuar vendimin e Kushtetueses, e cila e shpalli jokushtetues vendimin e Qeverisë Kurti.
Hasani ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është jashtëzakonisht profesional.
“Unë që në fillim kam theksuar se ky vendim është jokushtetues. Prandaj, vendimi i sotëm është jashtëzakonisht profesional”, tha ai në një intervistë,
Sipas Hasanit disa herë Gjykat Kushtetuese ka anuluar ligje dhe kjo nuk është hera e parë.
Ai tha se as Qeveria e as Kuvendi nuk e shkelin Kushtetutën, por sipas tij vendimet e këtyre dy organeve mund të rrëzohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimi është profesional, ka tregu që vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata nuk e ka anulu vendimin. Sikur ta kishte anulu, do të kishte efekt retroaktiv”, tha ai.