Flet Gani Geci tregon së kush po e kërcënon atë

Të mërkurën (22 korrik, 2020) Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një videoje që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë informatë nga disa vende mike të Kosovës që merren me siguri, se jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka bërë një rrëfim ekskluziv rreth informatës që ka pranuar ku i është thënë që t’i kufizoj lëvizjet e tij.

“Unë dje kam qenë në Prishtinë dhe rreth orës 18:00 është thirrur vëllai ynë Nehati dhe i është kërkuar numri im i telefonit nga disa miq që merren me çështjen e sigurisë”.

“Më kanë thirrur dhe më kanë thënë se duhet të lidhemi edhe me disa persona tjerë – 4 persona. Ata më thanë që sipas informatave të tyre, mua me duhet t’i kufizoj lëvizjet e mia”.

“Mua po ma merr mendja se pas intervistimit të Thaçit në Speciale, sigurisht dikush ka rënë në përgjim [shokët e tij apo kush nuk e di] – kjo me hamendje. Ata më thanë që t’i kufizoj lëvizjet e mia dhe të qëndroj në shtëpi derisa të merren hapa të mëtutjeshëm”.