Gjatë ditës së djeshme u publikua një video ku shihet se si një burrë kishte sulmuar fizikisht tri vajza në mes të rrugës në Prishtinë.
Njëra nga vajzat e sulmuara ka treguar se personi që i sulmoi është L.V dhe se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.
Siç raporton viktima, L.V kishte sulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazh, dhe pasi vajzat kishin refuzuar ai i ka kërcënuar ato në fillim në qendrën e masazhit e pastaj edhe i ka ndjekur.
“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka bërë problem dhe na ka kërcënuar me jetë në lokal, dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë”.
Viktima në fjalë ka deklaruar se po ndjehen të frikësuara dhe të pasigurta.
“Ne po ndjehemi vërtetë të kërcënuara”, duam që fotoja të shpërndahet dhe të gjendet personi dhunues. Kur na bëri ne këtë, pa asnjë lloj arsyeje, ku i dihet çka i bën gruas ,të dashures ,ose çka ka bërë dhe më përpara”, ka deklaruar për JOQ Kosova denoncuesja.
Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, kanë thënë zyrtar nga policia.