Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, u tha sot gazetarëve se gjatë panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Munih, se kur u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i ka mborjtur interesat e Serbisë dhe popullit serb në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Isha i ashpër. Luftova për interesat e Serbisë dhe popullit serb, gjë që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë,” tha Vuçiç për RTS.
Në Mynih të Gjermanisë, ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.
Por, në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.
Kjo është hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ulën së bashku në një panel.
Por në panelin që ka nisur tashmë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell.
Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…