Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar nga Myniu, pas mbajtjes së një takimi ku në panel ka qenë edhe Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Ishte një mundësi shumë e mirë që të prezantohet të arriturat dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen. Në këtë takim ishte Josep Borrell me të cilët biseduam për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Thaçi.
“Theksova se Kosova ndihet e mashtruar nga BE për mosliberalizim të vizave. Duhet të ndryshohet kjo qasje. Nuk po kërkojmë dhuratë. I kemi impelemetnuar të gjitha kriteret. Është një gabim strategjik i BE-së dhe një qasje e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës”.
“Angazhimi tjetër është ajo rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Viti i kaluar ka qenë më optimist se sivjet që të arrihet diçka konkrete. Duam nga BE të jetë unike dhe shtetet anëtare ta mbështesin procesin e dialogut dhe ky proces të jetë i lidhur ngushtë me SHBA-në”
Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar sot në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo marrëveshje është mes dy vendeve – dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Është një marrëveshje që përfshin çështje lokale, regjionale dhe ndërkombëtare që ndërlidhen me sistemin hekurudhor”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…