POLITIKE

Flet Vuçiqi për djegien e flamujve serb në Shqipëri: Edhe ata hidhërohen kur ne djegim flamujt shqiptar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar sot se marrëveshjet që do nënshkruhen në Tiranë janë qelizë e diçka që po krijohet që kjo pjesë e Evropës që në thelb të jetë pa kufij, edhe shumë më përpara se që kanë menduar.

Vuçiq tërhoqi vëmendjen se “Ballkani i Hapur” është ide e madhe që do të forcohet dhe të tregojë fuqinë e vetë, transmeton “Bota Sot”.

Këtë Vuçiq e tha për emisionin “Dnevnik” në “RTS” ku shtoi se “Ballkani i Hapur” është ide e madhe që do forcohet.

“E di se shumicën e njerëzve e intereson, çka do të them rreth djegies së flamujve, por nëse shikojmë racionalist, duhet të shikojmë ka e ardhmja dhe të kuptojmë se edhe ata hidhërohen kur ne djegim flamujt e tyre, e kjo ka ndodhur para ardhjes së Rames në Serbi. Nuk dua të hyjë në shkaqet e tyre ndërpartiake, por natyrisht është e patolerueshme që të përdhoset simboli dhe mendoj se Shqipëria reagoi aty për aty, seriozisht edhe me përgjegjësi dhe kjo është puna jonë që të bëjmë njëjtë”, tha Vuçiq.

Sipas tij, marrëveshjet e sotme që do nënshkruhen në Tiranë përbëjnë qelizën e diçka që do të krijohet që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij, edhe shumë më përpara se që kanë menduar.

“Sot do nënshkruhen marrëveshjet për leje të punës, kjo do të thotë se do të kemi ‘’Kromberg Shubert’ që do ketë fabrika në Kurshevc, por edhe në Maqedoni dhe nuk ka nevojë të merrni leje për çdo dy muaj. Nëse janë të nevojshëm inxhinierë  nga Maqedonia në Krushevc, ata mund të udhëtojnë pa problem për të marr lejen nisur nga fakti se janë shtetas maqedon dhe anasjelltas. Fakti se keni leje pune në Maqedoni keni edhe në Serbi dhe anasjelltas”, tha Vuçiq.

“Kështu, do të jemi më tërheqës për investitorët, sepse nëse në Kumanovë mungon fuqia punëtore, mund të llogariten në secilin vend të Serbisë, ku mund të marr punëtorë”, shtoi ai.

“Njerëzit gjithnjë e më shumë do të lëvizin, do kenë mundësi për punë edhe për biznes por edhe bashkëpunim”, tha Vuçiq.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

19 orë ago