“Sytë e shpirtit”, dokumentari i realizuar nën kujdedin e Fondacionit Kujto.al dhe që u shfaq mbrëmë në kinema Millenium, sjell në vëmendje të shoqërisë shqiptare nevojë e mosharresës historike të viteve të egra të diktaturës komuniste dhe të mirënjohjes së përjetshme njerëzore që i kapërcen të gjitha kufijtë shtetërorë, etnikë, gjeografikë, moshorë e fatësorë.
Historia e rrallë mes emblemës shqiptare të persekutimit komunist, Osman Kazazit dhe mjekut okulist holandez, Paul Luijf, është një histori prekëse përkushtimi, dashurie, kujdesi dhe sublimiteti, që të lë pa fjalë e të bën t’i admirosh personazhet e saj.
32 vite më parē, pasi lexon në një gazetë holandeze historinë e Osman Kazazit – 38 vite burg dhe 4 vite internime komuniste – holandezi, riosh pasi kohe, Paul Luijf, niset enkas nga Holanda që të takojë heroin e tij që ka njohur nga gazeta. Ai vjen dhe e gjen Osman Kazazin dhe mrekullohet nga rrëfimet trinditëse dhe paqja që përçon ky njeri që plot katër dhjetëvjeçarë ka veshur në truoin e tij hartën é vetë Shqipërisë komuniste.
Nga ajo ditë, Paul Luijf, jo vetëm do të lidhej bir për shpirt me Mandelën shqiptare, por i ndikuar thellësisht prej humanizmit të Osman Kazazit dhe i prekur nga pasojat e regjimit komunist mbi Shqipërinë, duke prekur nga afër varfërinë e skajshme që shoqëri kapërcyelli pluralist shqiptar, do t’i kushtohej Shqipërisë me të gjithë dashurinë e tij.
Me një përkushtim mahnitës, okulisti holandez do të kërkonte qyteteve, fshatrave e rrethinave shqiptare me ditë e javë njerëzit me pamundësi për t’u vizituar e me probleme shikimi, do t’i ndihmonte nga afër në shtëpitë e tyre njerëzit në nevojë, do të vihen në shërbim të tyre duke i vizituar dhe pajisur me syze për shikim.
“Me pa”, do të thotë “me jetu bukur”, bukuri që Paul Luijf ua ka dhuruar me një dashuri që nuk e zënë fjalët për ta rrëfyer. Janē me mijëra tashmë shqiptarët që ai ka vizituar, rreth 4000 shqiptarë të cilëve u ka falur syze falas, të cilat ua sillte me vete kur vinte gjashtë muaj më vonë pas vizitës qē iu bënte më parë, ose u jepte recetën që t’i gjenin ku mundnin. Nga përkushtimi i tij rreth 20 fëmijë shqiptarë të deklaruar pa mundësi shikimi, iu është kthyer shikimi.
Dokumentari “Sytë e shpirtit” është jo vetëm tribut për dashurinë pa kufij, por edhe një zile e fortë kujtese për shoqërinë shqiptare. Ai na kujton sërish të gjithëve se sa pak u kemi kthyer nga vuajtje e kalvarit komunist ish-të përndjekurve e të persekutuarve të regjimit të egër pesëdhjetëvjeçar, se sa pak jemi kujdesur për të ruajtur dëshmitë e tyre si barrë detyrimi për historinë e brezave, se sa pak kemi ruajtur nga vendet e dëshmive, se si po sillemi ende edhe sot me këtë trashëgimi të dhimbshme tonën.
Qasja e butë ndaj diktaturës që ka shoqëruar këta tridhjetë vite të tranzicionit dhe shkujdesja ndaj fshirëses me emrin kohë, me kohë do të çojë në shtrembërimin e së vërtetës. Kjo ështē arsyeja pse dy projekt-ligje të rëndësishme mbi dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare ende nuk futen në debat publik dhe në kalendarin é Parlamentit Shqiptar, pse burgu i Spaćit dhe kam po i Tepelenës nuk shpallen muze, dhe të tjerat të ruhen é të mbrohen me ligj.
“Sytë e shpirtit” i shërben me mirënjohje kujtesës sonë kombëtare, ndaj meriton nderim të veçantë: Skenariste: Blerina Gjoka. Regjisor: Rezart Shehu. Aktori në rolin e Osman Kazazit: Edmond Prifti
Me nderim të thellē për Paul Luijf.
Një mirënjohje të veçantë për Janneke Frens – Geurts.