Tragjedia e 26 nëntorit vazhdon të nxjerrë në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit nga shumë shtete, individë dhe organizata. Shumë Bashki dhe Komuna në Kosovë, të solidarizuar me të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, po mbledhin ndihma financiare dhe ushqimore.
Kryqi i kuq në shumë vende të Ballkanit gjithashtu janë solidarizuar me Shqipërinë dhe po bashkëpunojnë me simotrën në vendin tonë. Shoqata atdhetare në SHBA dhe ato të emigrantëve në Greqi po vazhdojnë fushatën e ndihmave.