Militantët që po luftojnë përkrah forcave turke gjatë ofensivës së Ankarasë gjatë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë kanë ekzekutuar të paktën nëntë civilë, përfshirë një politikane kurde. Lajmin e bëri të ditur një monitorues i të drejtave të njeriut, transmeton Gazeta Metro.
“Nëntë civilë janë ekzekutuar në momente të ndryshme në pjesën jugore të qytetit Tal Abyad”, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas forcave kurde, në mesin e personave të ekzekutuar është politikania Hevrin Khalaf, raporton The Guardian.
Forcat Demokratike Siriane thanë përmes një deklarate se ajo është nxjerrë nga vetura gjatë një sulmi të përkrahur nga forcat turke dhe është ekzekutuar nga grupet mercenare të mbështetura nga Turqia. “Kjo është dëshmi e qartë se shteti turk po vazhdon politikën kriminale kundër civilëve të paarmatosur”, thuhet në deklaratë.
Khalaf ishte sekretare e përgjithshme e partisë “E Ardhmja e Sirisë”. Mutlu Civiroglu, njohës i politikës kurde, tha se vdekja e saj është një humbje e madhe. “Ajo kishte talent për diplomaci. Ajo gjithmonë merrte pjesë në takimet me amerikanët, francezët dhe delegacionet e huaja”, tha ky analist.
Turqia dhe aleatët e saj filluan të mërkurën ofensivën kundër njësiteve kurde, të cilat janë shtylla e Forcave Demokratike Siriane. Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se dëshiron të krijojë një zonë të lirë në veri të Sirisë, ku do të mund të vendoseshin refugjatët që tashmë jetojnë në Turqi, shkruan “The Guardian”.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…