Forcat Speciale “blindojnë” Fushë-Krujën

Forcat operacionale nga Drejtoria e Policisë Tiranë kanë bllokuar rrugët kryesore dhe kanë zhvilluar kontrolle në zonën e Fushë-Krujës.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH dhe policia.

Paraprakisht mësohet se operacioni është zhvilluar në Nikël dhe në zonat përreth.

Në fokus janë personat e shpallur në kërkim dhe ata që posedojnë lëndë narkotike.