Trupat ukrainase nga Brigada e 95-të, kanë arritur të thyejnë linjën mbrojtëse në një pjesë tjetër të kufirit të Rusisë.
Zyra e komunikimit të forcave ajrore ukrainase, kanë njoftuar për një aksion të ri në territorin rus.
“Brigada e 95-të ka thyer një linjë tjetër mbrojtëse në kufirin e Rusisë”, thuhet në kumtesë.
Ky është operacioni i dytë i suksesshëm për të depërtuar në kufirin rus, që nga fillimi i operacionit në rajonin e Kurskut të Federatës Ruse.
Ukrainasit kanë publikuar edhe pamje të këtij aksioni, ku njësitë e tyre kanë goditur rëndë këmbësorinë ruse – duke u hedhur në erë autoblinda dhe ua mësynin rusëve me tanke.
Megjithatë, ata nuk kanë zbuluar lokacionin e saktë të këtij aksioni në kufirin e Rusisë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…