Një muaj më parë mori në krahë krijesën më të çmuar në botë, foshnjën e saj. Ndërsa pak orë më parë ky përqafim i shpëtoi jetën të bijës një muajshe nga bombardimet ruse në Ukrainë.
Fotoja e nënës ukrainase me beben e saj të vogël po bën xhiron në rrjetet sociale.
E plagosur, me kokë të mbështjellë me fasho, ajo mban fortë në krahët e saj të bijën e cila shpëtoi nga shpërthimet ruse falë përqafimit të nënës.
Olga, ky është emri i nënës së re, e cila iu nënshtrua një operacioni për shkak të lëndimeve të shumta që mori nga bombardimi në Kiev. Në të njëjtën kohë, një tjetër pamje tronditëse po bën xhiron e internetit. Një nënë nuk arriti t’i shpëtojë zjarrit rus. Djali i saj qan mbi trupin e saj të pajetë të mbuluar me një çarçaf plot gjak.
During the shelling of #Kyiv, a mother covered her one-month-old daughter with her body and saved her.
The woman herself sustained multiple shrapnel wounds, while the child remained unharmed.
The family was taken to a hospital where the woman and her husband were operated. pic.twitter.com/Bm7P0o9NVD
— NEXTA (@nexta_tv) March 19, 2022