FOTO&VIDEO

Po ndërtonin pa leje tre objekte në Palasë, 11 në pranga, investitori në kërkim

11 persona janë vënë në pranga në Palasë të Himarës ndërsa është shpallur në kërkim investitori pasi po ndërtonin pa leje tre objekte.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve: F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë“, thotë policia.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e investitorit të ndërtimeve (V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë). Nën hetim janë vënë 2 specialistë të IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  “U proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie“, thotë policia.

Të arrestuarit e punësuar nga investitori, po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago