POLITIKE

Foto e Sveçlës me Gjuriqin, zëdhënësi i VV-së: Shumica e kritikave të mjerueshme

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka reaguar pas publikimit të një foto të Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin që ngjalli reagime të shumta.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, thotë se një pjesë e madhe e kritikës nuk ishin për të kritikuar VV-në për ta ruajtuar, por për ta vë në pah sa më shumë.

Postimi i tij:

Cka duket me e mjerueshme te shumica e kritikave ndaj Xhelalit eshte nuk kritikojne pse VV s’eshte e mire, por sepse me ne fund, sipas tyre, VV erdhi te ata. VV u be e keqe si ata.

Nje pjese e madhe e kritikes nuk ishin per te kritikuar VV per ta ruajtuar, por per ta ve ne pah sa me shume. Por edhe me te mjera jane ato krahasimet qe tipit ‘dikur ju keni kritikuar tash dhe keta ndaj jush’. Ky eshte nje keqlexim i kritikes se VV, pikenisja e kritikes/aksionit te VV nuk ka qene leximi i realitetit permes fotove, por te bemave qe ata politikane kane bere. Fotografite e tyre kane qene qershi mbi torte. Ne kemi kritikuar casjen ne negociata, demet e marrveshjeve e shume deme te tjera, prandaj dhe fotoja e shfaqur ka qene prove e rezultatit te ekuacionit tone matematikor aso kohe dhe jo e kunderta.

Por, shume mire nderkohe, le te behen kritika, por jo duke e thirre VV-ne qe te zbres ne politikberjen e zakonshme te Kosoves dhe kesisoj per te permbushur klishene “edhe keta jane si ne”, por per ta mbajtur ate Levizje qe ka qene mendimi dhe organizimi kritik ne kete shoqeri.

POR, le te mos mbetemi tek fotografia e analiza si ne eskpozite, por shoqeri me mendim kritike qe te verteten nuk e sheh vetem ne ZOOM IN-in e asaj fotoje, por ne ZOOM OUT-in e pamjes se pergjithshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago