Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Argjentinës, Javier Milei, gjatë pritjes së organizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, në kuadër të aktiviteteve përcjellëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Në pritjen e presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, shkroi Osmani në “Facebook” të shtunën në mbrëmje, pa dhënë detaje specifike.
Fotografia e Osmanit me Milein ka nxitur debat në Argjentinë, për shkak se ky vend refuzon ta njohë Kosovën. Qëndrimi i Buenos Aires ka qenë i qartë që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë: autoritetet argjentinase e kanë kundërshtuar njohjen, duke e cilësuar një precedent të rrezikshëm për çështjen e Ishujve Falkland.
“Përbuzje ndaj Ishujve Malvinas. Milei në OKB u fotografua – buzagaz – pranë përfaqësueses së Kosovës, duke refuzuar qëndrimin tonë historik mbi integritetin territorial”, shkroi ish-ministri i Jashtëm, Santiago Cafiero, duke përmendur edhe misionin paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ishujt Falkand.
Ish-sekretari i Ishujve Falkland, Guillermo Carmona, reagoi gjithashtu pas fotografisë të dy liderëve, duke kritikuar presidentin argjentinas: Argjentina pretendon sovranitet mbi ishujt, duke i konsideruar pjesë të territorit të saj historik, kurse Britania e Madhe administron ishujt dhe i konsideron pjesë të territorit të saj jashtëkontinental.
“Është jashtëzakonisht serioze që Milei është fotografuar – dhe ndoshta ka zhvilluar një takim – me dikë që pretendon të jetë president i një entiteti që Argjentina nuk e njeh si shtet, duke kundërshtuar qëndrimin tonë në lidhje me integritetin territorial”.
Në të kaluarën, emri i Kosovës është përdorur nga presidenti argjentinas vetëm në kontekste metaforike. Milei ka përdorur shprehjen “Esto es Kosovo/Kjo është Kosova” për të ilustruar një gjendje të çrregullt. Megjithatë, këto referenca kanë qenë jashtë kontekstit diplomatik dhe nuk përbëjnë qëndrim të artikuluar politik për Kosovën.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…